Organizata “Be Active 16” përfundon projektin për kujdesin shtëpiak dhe shërbimeve sociale

Organizata joqeveritare “Be Active 16” nga Presheva, ka përfunduar projektin “Përgjegjës ndaj njëri-tjetrit” i cili realizohet në kuadër të programit të mbështetjes për avokim publik #PokretaPolet.


Bashkarisht me Koalicionin për zhvillimin e ndërmarrësisë sociale (KoRSP), Be Active në përfundim të projektit ka ndarë çertifikata dhe vërtetime për kujdesin shtëpiak, me ç’rast fton Komunën e Preshevës të kontribojë në financimin e këtij shërbimi social.

“Po kërkojmë nga Komuna e Preshevës të ndihmojnë në financimin e këtij shërbimi social dhe të ofrojnë punë për vajzat që janë çertifikuar.” thuhet në njoftim.

Projekti është realizuar nga Trag fondacioni me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me Qendrën për politikat sociale dhe në partneritet me Koalicionin për zhvillim të ndërmarrësisë sociale (KoRSP).

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

PreshevaPRESS

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

PreshevaPRESS

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

PreshevaPRESS