ORD BUJANOC PO I OFRON NDIHMË BIZNESEVE NË MBROJTJE NGA PASOJAT E PANDEMISË

Organizata për Zhvillim dhe Demokraci në Bujanoc, ka filluar Programin e përkrahjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në komunat e Bujanocit dhe Preshevës.


Organizata ka formuar një ekip profesional vullnetarësh, të cilët do të ofrojnë këshilla dhe ndihmë falas në lidhje me lehtësimet tatimore dhe ndihmat direkte financiare për ndërmarrësit, për të tejkaluar pasojat ekonomike nga pandemia dhe gjendja e jashtëzakonshme në vend.

Ndihma mund të kërkohet në dy mënyra: përmes telefonit në numrin 0631785420, ditëve të punës nga ora 11:00 deri në ora 14:00, si dhe përmes email adresës: biznispomoccovid19@gmail.com.
Ajo që nevoitet është që të interesuarit para se të kontaktojnë ekipin professional për ndihmë, duhet të përgatisin numrin personal të biznesit.

Në këtë mënyrë ORD Bujanoc synon t’i ndihmojë ndërmarrësit, të zvoglojë pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia dhe gjendja e jashtëzakonshme në Serbinë jugore.

Ruani veten dhe të tjerët, rrini në shtëpi!

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS