Publikohet episodi i dytë i serialit të quajtur “Kartolinë nga jugu”, përmes së cilit organizata “Iniviativat Qytetare” nga Beogradi, synon të prezantojë jetën e komuniteteve në Kosovë dhe Serbi.
Episodi i dytë i setit fotografik “Kartolina nga Jugu!”, foto-reportazh që realizohet përmes konceptit të Ilir Gashit dhe fotografive të realizuara nga Marko Risovic, e që publikohet në faqet e organizatës joqeveritare “Iniciativat Qytetare” nga Beogradi, për temë ka personazhet e organizatës “Livrit” nga Presheva.
“Qëllimi i serialit është t’u tregojë qytetarëve nga pjesët e tjera të Serbisë, por edhe nga Kosova, një pamje të Preshevës që është e ndryshme nga stereotipet sipërfaqësore dhe shpesh negative.” ka thënë Gashi për PreshevaPRESS duke spjeguar idenë e realizimit të këtij seti të fotoreportazheve në kuadër të serialit “Kartolina nga Jugu!”.
Në këtë episod, përmes fotografive paraqitet entuziazmi i njerëzve që kanë themeluar organizatën “Livrit” nga Presheva, si dhe synimet e tyre që kanë për të ardhmen e funksionimit dhe veprimtarisë së Livrit-it.
Postcards from the South, EP. 02 In Presevo, one of the poorest towns in Serbia, young people have little reason to…
Posted by Gradjanske Inicijative on Friday, 11 December 2020