Organizata joqeveritare Beactive16 ka finalizuar projektin “Ngjyrat e shëndetit”.
Organizata joqeveritare Beactive 16 i dhuroi Shtëpisë së shëndetit në Preshevë 3 piktura, konkretisht repartit te pediatrisë. Pikturat kanë për qëllim zbukurimin e koridorit të repartit pediatrik dhe relaksimin e femijëve dhe prindërve gjatë pritjeve.
Skicen e projektit e ka bërë Zeljko Lonçar, ndërsa janë pikturuar nga artistët Enis Abazi dhe Jovana Banjanac. Dy piktura jane vendosur dje, ndërsa pikturen e fundit pritet që të vendoset gjatë ditë së sotme ose më së voni nesër.
“Ishte një vit i vështirë për stafin shëndetësorë dhe për gjithë ne! Këto piktura në kuadër të projektit “Ngjyrat e shëndetit” paraqesin SHPRESË për një vitë të ri të shëndetshëm!” ka shkruar Enis Abazi në facebook, njëri prej realizuesve të pikturave të dhuruara pë shtëpinë e shëndetit në Preshevë.
Projekti “Ngjyrat e shëndetit”është përkrahur financiarishtë nga ana e Ministrisë së kulturës dhe informimit të Serbisë. Ky është njëri ndër projektet e shumta që organizata Beactive 16 realizon në bashkëpunim me institucionet e ndryshme të komunës sonë.