Nuk ka rivotime në Bujanoc, nuk miratohen ankesat e Koalicionit shqiptar të Luginës

Komisionit Republikan Zgjedhor ka mbajtur mbledhjen e radhës më 14 prill.


Në mbledhjen e mbajtur më 14 prill të Komisionit Republikan Zgjedhor është vendosur për 50 ankesa të listave garuese në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 03 prill në Serbi.

Në mesin e ankesave të shqyrtuara kanë qenë edhe ankesa për anulimin e votimit në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc dhe atij nr. 13 në Zarbincë të Bujanocit.

Komisioni Republikan Zgjedhor përmes njoftimit të publikuar në webfaqe ka njoftuar se është hedhur poshtë ankesa e paraqitur nga Koalicioni i shqiptarëve të Luginës.

Procesi i rivotimit në Serbi është caktuar për ditën e shtunë, më 16 prill 2022, derisa Koalicionit të shqiptarëve të Luginës i mbetet adresimi i ankesës vetëm Gjykata administrative si mundësi. Pas mos miratimit të ankesës nga Komisioni Komunal Zgjedhor dhe më pas Komisinoi Republikan Zgjedhor, ankesat e listave pjesëmarrëse në zgjedhje për herë të fundit munden të apelohen Gjykata administrative, e cila është edhe instanca e fundit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS