Njihuni me temperaturat që do të mbizotërojnë në Luginë

Sipas të dhënave hidrometeorologjike java e parë a muajit maj do të jetë me mot të ndryshueshëm, vranësira, diell dhe kohëpaskohe me shi, transmeton PreshevaPRESS.


Gjatë ditës së sotme pritet të ketë mot me vranësira e intervale me diell, ndërsa pasdite me mundësia për riga lokale shiu. Temperaturat maksimale sot do të arrijnë deri në 20 gradë celsius, ndërsa ato minimale deri në 7 gradë celsius.

Java e parë e muajit maj parashihet të sjellë mot të ndryshueshëm, vransira, diell e shi kohëpaskohe.  Temperaturat pësojnë rënie të lehtë nga vlerat mesatare.

Sot mbi vendin tonë do të mbizotrojë mot i vranët dhe me diell. Sipas të dhënave hidrometeorologjike, mbi Luginë do të mbizotrojnë vranësirat gjatë ditës, e të cilat parashihen të sjellin reshje shiu, ndërkaq, në disa zona të kufizuara parashihen mundesit për shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale të ditës do të sillen nga 6 deri në 9 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 16 deri në 20 gradë Celsius, derisa do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Si të shmangni humbjen e qasjes në Gmail: Ekspertët e IT-së për rregullat e reja të Google

PreshevaPRESS

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova fillon së shpejt  

PreshevaPRESS

4 efektet e vjeshtës në shëndetin tuaj

PreshevaPRESS