Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, horoskopi për 15 maj 2020

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.


Dashi

Ndjenjat do të jenë mjaft të favorizuara në sajë të ndikimit të Venusit në shenjë. Gjatë periudhës së fundit ka ndodhur diçka negative, të cilën nuk e keni kaluar ende. Bëni kujdes që të mos stresoheni dhe inatoseni. Do të ndjeni një dëshirë të madhe për ndryshim, por do të ishte mirë që të mos rrezikonit në këtë moment.

Demi 

Më në fund do të arrini që të gjeni pak qetësi. Do të keni mundësi që të zëvendësoni ndjesitë negative me ato pozitive. Po ashtu do të jeni të karikuar me energji.

Binjakët

Mundohuni që të mbani nën kontroll ankesat dhe debatet. Janë orë të komplikuara dhe ndiheni shumë të ngarkuar. Në këtë moment ka shumë shqetësime dhe ndiheni të stresuar.

Gaforrja

Me ndikimin e favorshëm të Hënës, kjo ditë do të jetë perfekte sa i takon çështjeve sentimentale. Mundohuni që të largoheni nga situatat e pamundura, pasi veçse do të humbni kohë.

Luani

Do të përballeni me ngarkesë të fortë stresi, pasi Hënën do e keni kundër. Megjithatë mundohuni që të ruani qetësinë dhe të shmangni debatet. Në dashuri mund të ketë vonesa. Sa i takon punës, ky është momenti për të reflektuar, por do të bëni mirë që të shtyni disa vendime me rëndësi.

Virgjëresha

Ndiheni shumë të lodhur. Në dashuri bëni mirë që të shmangni debatet dhe polemikat, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Ka persona të cilët janë në anën tuaj, por sërish kanë dyshime.

Peshorja

Me ndikimin e favorshëm të Venusit, do të keni mundësi që të bëni qartësi në dashuri. Mundohuni që të mos mbylleni në vete dhe të mos kushtëzoheni nga të tjerët. Kjo është një periudhë mjaft krijuese.

Akrepi

Venusi do të ketë ndikim mjaft të favorshëm në dashuri dhe do ju ndihmojë me ndjenjat. Me gjasë mund të kthehet një dashuri e së kaluarës.

Shigjetari

Kjo nuk është një periudhë shumë e favorshme. Ndiheni të lodhur dhe të demotivuar, për shkak se sapo keni mbyllur një histori, gjë që ju tensionon, shkruan noa.al. Shpenzimet e kësaj periudhe do të jenë me tepri.

Bricjapi

Ky është momenti për tu përqendruar në jetën sentimentale dhe të rregulloni ato gjëra që nuk ecin mirë. Do të keni mundësi që të bëni projekte premtuese. Puna nga ana tjetër nuk do të ecë siç dëshironi, pasi ka diçka që ju bezdis.

Ujori

Gjatë këtyre ditëve dashuria dhe miqësitë do të ecin mjaft mirë, ku do të keni mundësi që të përjetoni diçka më shumë. Keni nevojë për më shumë përqendrim për emocionet e reja. Ndërsa sa i takon punës duhet të jeni të vendosur.

Peshqit

Marsi në shenjën tuaj do ju krijojë disa shqetësime në sferën sentimentale. Në familje mund të ketë probleme, ku mund të ndiheni të acaruar dhe nën presion.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS