Njihuni me mësuesen e parë në qytetin e Preshevës

Vitet e 63-ta sollën gjeneratën e parë të shkolluar në Luginë të Preshevës, me ndër to edhe mësuesen e pensionuar tashmë Refiqe Hajrullahu . Deri atë kohë, mësimdhënësit që kishin mësuar nxënësit Preshevarë, vinin nga Shqipëria dhe vendet e tjera, përshkak të mungesës së kuadrit arsimorë.


Për të folur shqip, nxënësit preshevarë mësimet e tyre i kanë mbajtur nga Hoxhallarët dhe në vend-objekte të ndryshme derisa studentët që aso kohe kishin dalë për të mësuar në vendet fqinje u kthyen në origjinën e tyre për të shpaluar diturinë e akumuluar me gjithë energjinë e fituar, dhe kështu mësuesja Refiqe u bë mësuesja e parë e qytetit duke I dashur dhe mësuar nxënësit shkrim leximin e gjuhës amë. Ajo sot me nostalgji kujton kohën kur në vitin 1949 u ul për herë të parë në bankat shkollore duke u munduar që ti bëj ballë mendimit të atëhershëm që femrat nuk duheshte t’shkollohen . Por ca vite më vonë posaqërisht këto femra ishin revulucionaret e kohës për të sjellë ndryshimin e merituar në shoqëri.

‘’Pjesëmarrja e femrave në arsim padyshim se ka ndikuar në emancipimin e femrave shqiptare në të gjitha segmentet e jetës duke e ngritur nivelin e saj çdo vit e më shumë.Gjinia mashkullore kishte filluar, këtu te ne, të shkollohet më herët por me kohën,filluam edhe ne,gjinia femërore që të shkollohemi edhe pse në fillim me një numër shumë të vogël, simbolik të vajzave. Por më vonë u pa dhe u kuptua rëndësia që kishte shkollimi për tërë popullësinë e Preshevës. E mbajnë mend, kur unë shkova për here të pare në shkollë,në vitin 1949, ne klasën e pare ishim një grup vajza që na ndanë nga djemtë në një klasë në vete. Prej këtij grupi të vajzave mbetëm vetëm tri vajza që e vazhduam shkollimin deri ne klasën e tetë.’’

Para 70 vitesh kushtet për të mbajtur mësim sipas mësueses ishin mizore, hapsirat e vogla , errësira dhe mospatja e mjeteve të nevojshme e vështirësonin punën por nuk e humbnin vullnetin . Pas një kohe nga injorimi I femrave të arsimuara situate filloi të qëtësohet, duke e sjellur femrën në një simbol të pëlqyer dhe të nevojshëm për edukimin e fëmijëve . Dhe pas kësaj nuk ndaloi më , femrat filluan të avancohen të edukohen e shkollohen duke sjellë një frymë ndryshe me shumë mirësi në qytetin e Preshevës.

‘’Edhe pse sot jam në pension, mendoj se kushtet për mësimdhënie janë shumë më të mira dhe më të përparuara se sa në kohën kur unë kasha filluar të punoj dhe shpresoj se arsimi do të ketë kushte dhe kualitet më të mirë. Më kujtohet kur për here të pare fillova të punoj dhe kur hyra në objektin e shkollës, në një klasë e cila ishte shumë e errët dhe shumë e vogël dhe me një dërrasë të thjesht në mur. Për fat të mirë, me kalimin e kohës përmirësohishin kushtet e punës dhe ndërtoheshin objektet e reja shkollore në komunën tonë.’’

Kushtet kanë ndryshuar gjendja është përmirësuar dhe femrat sot gëzojnë hapsirën e merituar në shoqëri, gjithcka që duhet është dashuria për punën dhe vullneti për të nxjerrë gjenerata të ndritura që do t’na kujtojnë gjat gjithë jetës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS