Foto: Vesna Lalić/Nova.rs

NJIHUNI ME MASAT E PARALAJMËRUARA MBRËMË NGA PRESIDENTI SERB NË RTS

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi në RTS një seri të re masash për të ndihmuar ekonominë e prekur nga pandemia e kovid-19.


60% të pagës minimale
Vuçiq deklaroi se në dy muajt e ardhshëm, korrik dhe gusht, për sipërmarrës të guximshëm, mikro-ndërmarrje, ndërmarrje të vogla, ndërmarrje të mesme, do të japim 60 përqind të pagës minimale për të gjithë punëtorët e tyre.

Jo sepse nuk funksionuan. Ata punuan! Ne duam të ndihmojmë gjithashtu financiarisht. Nga parukierët, këpucëtarët, tek njerëzit e kompanive private të mobiljeve. Thjeshtë masa më e gjerë, një masë fantastike, një masë e madhe!

Shtyerje të pagesës së tatimit dhe kontributeve
Vuçiq: Ne do të shtyjmë pagimin e taksave dhe kontributeve për të paktën një muaj tjetër. Do të provojmë edhe një muaj tjetër, por nuk mund të premtoj. Kjo është e rëndësishme për hotelieritë dhe agjensionet turistike.

Projekti “Paga ime e parë”
Vuçiq: Ne posaçërisht do të financojmë për punësimin e një nxënësi të shkollës së mesme do të paguajm 20,000 dinarë për 9 muaj pagën e tij. Për punësimin e një të diplomuari në universitet do të paguajm 24,000 dinarë.

Moratoriumi për shlyerjen e kredisë
Vuçiq: Do të flas me Jorgovanka Tabakoviq, guvernatori i BQS) dhe ajo do të dalë në dy ditët e ardhshme me një masë shtesë të moratoriumit për pagesat e kredisë si për individët ashtu edhe për kompanitë. Të paktën edhe për dy muaj të tjerë. /RTV Presheva

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS