NJIHUNI ME EMRAT E ORGANEVE TË QEVERISJES SË RE TË PRESHEVËS

Sot është duke u zhvilluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal në Preshevë, e cila edhe vulos krijimin e shumicës së re që do të qeverisë me Preshevën.


Në iniciativën për seancën e jashtëzakonshme janë nënshkruar 21 këshilltarë të Kuvendit komunal të Preshevës edhe pse LR, PVD dhe PDSH kanë 20 këshilltarë, duke u nënshkruar edhe këshillëtarja e pavarur Fetanete Mehmeti, e cila ishte larguar nga APN-ja vite më parë.

Sipas marrëveshjes Kryetar i Preshevës në qeverisjen e re me elemente teknike do të emërohet Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma, derisa sipas marrëveshjes së nënshkrar PreshevaPRESS ka mësuar se zëvendëskryetare e Komunës së Preshevës do të emërohet Flutura Hyseni nga Partia për Veprim Demokratik.

Derisa Lëvizja për Reforma kanë marrë përgjegjësinë për të udhëhequr me kabinetin e Kryetarit të Komunës, Partia Dekomratike Shqiptare ka zgjedhur të udhëheqë me Kuvendin e Preshevës. Sipas burimeve të PreshevaPRESS brenda PDSH-së, në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie të mbajtur, Agim Sabedini është propozuar për të udhëhequr punën e Kuvendit derisa zëvendës i tij Shpat Aliu.

Me marrëveshjen e arritur Kryetari i Preshevës përveç zëvendëskryetarit, ka edhe tre ndihmëskryetarë prej secilës parti nga një.

Pas emërimit të Kryetarit të ri të Preshevës, Salihu do të propozojë zëvendëskryetarin dhe pritet të emërohen edhe njëmbëdhjetë anëtarët e ri të Këshillit Komunal në Preshevë, e që sipas marrëveshjes do të propozohen nga PDSH dhe PVD.

Këto janë emrat që nesër pritet të emërohen nëpër detyrat dhe funksionet nga shumica e re, e formuar nga PDSH, PVD dhe LR, e që PreshevaPRESS ka arritur të i siguroj nga burime të sigurta brenda këtyre partive.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS