Gjatë ditës së djeshme, kolektivi i entit parashkollorë “8 Marsi” në Preshevë ka votuar për drejtorin e ri që do të udhëheqë me këtë institucion arsimor parashkollor.
Gara është zhvilluar mes dy profesorëve të lëndës së edukatës fizike, Bejzad Asllani dhe Veton Saqipi, me çrast Asllani ka marrë votat e 46 punëtorëve të këtij institucioni kurse Saqipi 9 prej tyre, derisa 6 punëtorë kanë votuar për të dy kandidatët dhe tri vota kanë qenë të pavlefshme.
PreshevaPRESS ju sjell biografinë e Bejzad Asllanit, i cili pas votimit të djeshëm është në rrugën drejt emërimit në pozitën e drejtorit të entit parashkollorë “8 Marsi” në Preshevë.
Bejzad Asllani është i lindur në fshatin Zhunicë të Preshevës në vitin 1979, ku edhe ka kryer shkollën fillore asokohe “15 Nëntori” (sot shkolla fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi”) në Preshevë.
Në vitin 1999 ka përfunduar drejtimin shoqëroro-gjuhësor në gjimnazin që asokohe quhej “25 Maji” derisa dot bart emrin “Skenderbeu” në Preshevë.
Me datë 27.12.2005, në Universitetin e Prishtinës, Asllani pas studimit katër vjeçar, është diplomuar në Fakultetin e kulturës fizike, duke e marrë titullin Profesor i edukatës fizike. Në vitin 2016, ai ka përfunduar studimet master në Kolegjin AAB në Kosovë në temën e basketbollit.
Që nga viti 2006, konkretisht shtator të vitit akademik 2006/07 e deri në përfundim të gushtit të vitit 2007 viti Asllani ka punuar në gjimnazin “Skenderbeu” në Preshevë si profesor i edukatës fizike.
Më pas ai ka vazhduar karierën si profesor i edukatës fizike ku edhe sot është i punësuar, respektivisht në shkollën fillore në Preshevë.
Dje Asllani ka marrë përkrahjen e gjithsej 52 të punësuarve në çerdhen “8 Marsi” në Preshevë për të udhëhequr këtë institucion në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, në po,itën e drejtorit.
Në vazhdim pritet që Këshilli drejtues i këtij institucioni të kërkojë mendimi e Këshillit Kombëtar Shqiptarë dhe të vendosë për emërtimin e drejtorit të ri, mandati i të cilit fillon prej datës 01 janar 2021.