NJË 7 VJEÇAR NGA BUJANOCI KA REZULTUAR POZITIV NË TESTIN E COVID19

Një fëmijë 7 vjeç nga Bujanoci është konfirmuar me koronavirus, bëjnë të ditur nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc për portalin “Bujanovacke”.


“Pacienti i lindur në vitin 2013 të shtunen me urgjencë u transferua nga Spitali i Vranjës në Qendrën Klinike të Nishit, dhe ne sapo kemi marrë konfirmimin se rezultati i mostrës së tij në COVID-19 ka dal pozitiv” – ka deklaruar Dr.Lela Jovanovoc.

Ajo ka shtuarse të gjitha masat ishin marrë menjëherë në përputhje me procedurat, ku anëtarët e tjerë të familjes u izoluan menjëherë nga Shërbimi epidemiologjik, që edhe po hulumtonte kontaktet e pacientit më të ri.

Ky është rasti i gjashtë i konfirmuar nga Koronavirusi në Bujanoc, ndërsa është fëmija i parë i prekur me COVID-19. Dy persona të tjerë vdiqën nga ky virus. /LuginaLajm

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sot në Preshevë mbahet seanca e II-të e Kuvendit të Komunës

PreshevaPRESS

Boshllëku kulturor dhe izolimi social që po shuajnë të ardhmen e rinisë në Preshevë

PreshevaPRESS

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

PreshevaPRESS