Ngrohja globale: Akulli në Arktik do shkrihet i tëri deri në Shtator

Akulli i detit Arktik mund të shkrihet  plotësisht deri në shtator në ndërkohë që rritet temperatura globale shkruan Gazeta Metro


Arktiku së shpejti mund të jetë plotësisht i lënë nga akulli i detit çdo vit gjatë kalimit të tij nga vera në dimër ka thënë një studim i ri që u cilësua si tronditës.Rritja globale e temperaturës prej vetëm 2 deri në 2.5 gradë Celsius e vë Arktikun në rrezik të të qenit pa akull gjatë muajit Shtator, kur rajoni zakonisht arrin minimumin e tij pas verës së shkurtër polare.Një vjeshtë pa akull nënkupton gjithashtu se do të ishte më e vështirë për akullin të kthehej prapë gjatë dimrit, e që do ishte fatkeqësi për ariun polar dhe pjesëtarët e tjerë të jetës të egër që varet nga akulli për të gjetur ushqim dhe për të rritur të vegjlit e tyre.

Parashikimet ogurzi vijnë nga një studim i udhëhequr nga Universiteti i Cincinnati që është botuar në revistën Nature Communications. Studiuesit u përpoqën të zbulojnë pikën në të cilën nivelet e akullit fillojnë duke u shkrirë ngapak deri në tërësi.

Akulli në Arktik luhatet shumë gjatë një cikli sezonal. Por, temperaturat në rritje globale kanë nxitur ndryshime dramatike në zonë.”Synimi është ndjeshmëria e akullit të detit ndaj temperaturës”, thotë Won Chang, një bashkautor studimi dhe asistent profesor i matematikës UC. Ka shumë të ngjarë, akulli i detit në Arktik do të zhduket në mënyrë efektive midis afro 2 dhe 2.5 gradëve të ngrohjes globale,” sipas studimit.”Megjithatë, kufizimi i ngrohjes në 2 gradë mund të mos jetë e mjaftueshme për të parandaluar një Arktik pa akull.”

Shtatori është muaji në të cilin Arktiku ka më së paku mbulesë akulli në vit.Por së shpejti, paralajmëron ekipi, mund të mos ketë fare akull. Akulli shkrihet nga qershori deri në shtator dhe më pas në shtator fillon të rritet përsëri në një cikël sezonal.”Dhe ne po themi se në shtator ka të ngjarë të mos ketë fare akull.”

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS