Foto: Mitar Mitrovic / RAS Srbija

Nga 1 qershori lejohen organizimi i ekskursioneve dhe mbrëmjeve të maturës e semimaturës

Ministri i Arsimit, Mlladen Sharçeviq, ka thënë se nga 1 qershori mund të organizohen udhëtime shkollore (ekskursione). Sidoqoftë, maturantët, nëse kanë planifikuar udhëtime jashtë vendit, duhet të zëvendësojnë atë me një destinacion në Serbi, shkruan gazeta serbe Blic.


“Këtë mëngjes, unë u përcolla një shkresë shkollave dhe ato tani kanë mundësinë për të përfunduar ekskursionet e dakorduara. Qëllimi është që ata që dëshirojnë ta shfrytëzojnë ekskursionin të kanë mundësi ta realizojnë atë, ata që dëshirojnë ekskursion zëvendësues ose kupon munden të marrin. Kush dëshiron para, ai gjithashtu ka edhe atë mundësi, por ka një kod kohor për këtë” ka thënë Sharçeviq shkruan Blic, transmeton PreshevaPRESS.

Ai vlerëson se organizimi i udhëtimeve të nxënësve do të jetë më i lehtë për nxënësit e ciklit të ulët.

“Klasat e ulëta të shkollave fillore nuk kanë ndonjë detyrim të mëvonshëm për të u përgjigjur për nota ose për provime. Këta të tjerët munden të riorganizohen varësisht nga nevoja. Maturantët e shkollave të mesme që tanimë kanë organizuar udhëtimet nëpër Evropë, duhet që atë udhëtim të e zëvendësojnë me një udhëtim brenda Serbisë, në marrëveshje me agjencitë” – ka thënë Sharçeviq.

Ministri thotë gjithashtu se munden të fillojnë përgatitjet për festimin e mbrëmjes së maturës, me rekomandimin që ato të organizohen nga gjysma e dytë e qershorit, shkruan Novosti, transmeton PreshevaPRESS.

” Unë u sugjeroj që semimaturantët të organizojnë natën e semimaturës në shkollë ose në disa institucione në vetëqeverisjen lokale, siç janë qendrat kulturore. Restorantet dhe hotelet nuk rekomandohen për semimaturantët, nuk u përshtatet atyre.” ka thënë Ministri i Arsimit i Serbisë, Mlladen Sharqeviq.

Maturantët mund të organizojnë natën e maturës në restorante dhe hotele, por Ministri vëren se rikujton që edhe gjatë mbrëmjes së maturës duhet të respektohen masat për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë Covid19, duke rikujtuar të jenë të sjellshëm dhe të kujdesshëm edhe gjatë kësaj nate.

“Lërini të vendosin vetë, me të gjitha masat e sigurisë që po zbatohen. Ata nuk kanë pse të afrohen shumë me njëri-tjetrin – thotë Sharçeviq.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS