Në Wetzikon të Zvicrës do të organizohet panairi “Lugina 2023”

Në Wetzikon të Zvicrës, organizohet eventi i parë për promovimin e bizneseve më të suksesshme nga Lugina e Preshevës. 


Nën organizimin e Fondit Humanitar për Preshevë Bujanoc e Medvegjë, do të prezantohet puna në prodhim e 15 bizneseve shqiptare që veprojnë në Luginë të Preshevës. 

Veç tjerash, në dispozicion të vizitorëve të panairit do të jetë katalogu i përbashkët i bizneseve pjesëmarrëse në event. 

Organizatorët besojnë se kjo është një mundësi e mirë që bizneset nga Lugina të prezantojnë punët dhe produktet e tyre. 

Pritet që ky event të sjelli rezultate dhe nga panairi te krijohen bashkëpunime të reja biznesi në përgjithësi, por gjithashtu edhe lidhje më konkrete mes bizneseve dhe qytetarëve tonë në diasporë. 

Në panair pritet të marrin pjesë: 

Shoqata Aksionerësh Zvicërane, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Oda Ekonomike, lidhje të bizneseve dhe përfaqësues të ambasadave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia në Zvicër.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS