NË SHKOLLËN FILLORE ENDE PA PËRFUNDUAR PUNIMET FILLOJNË PRISHJET

Edhe pse renovimi i shkollës fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” në Preshevë kanë filluar në vitin 2018, ende pa përfunduar ato kanë filluar prishjet.

Lexo edhe: VIDEO: Pamje të reja nga dëmi i shkaktuar pas shemjes së tavanit të pjesës së re të shkollës fillore në Preshevë

Renovimi i shkollës fillore “Prof Ibrahim Kelmendi”, i cili po vazhdon që dy vite, realizohet përmes projektit me vlerë prej 150.000.000,00 din., e që financohet nga Zyra për investime publike e Qeverisë së Serbisë dhe Komunës së Preshevës.

Mesazhi i një mësimdhënësi dërguar prindërve

Sot, derisa s’kanë përfunduar punime që po zhvillohen në kuadër të renovimit të kësaj shkolle, ende pa kaluar një muaj nga fillimi i vitit akademik 2020/2021, mësueset kanë lajmëruar prindërit për të mos i dërguar fëmijët e tyre për shkak të një defekti i cili ka ndodh me gypat e nxemjes së shkollës.

Punimet është dashur të përfundojnë në gushtin e vitit 2019, me qëllim që nxënësit të fillojnë vitin e ri akademik 2019/2020, mirëpo, ende edhe sot e kësaj dite vazhdon renovimi i shkollës, afat ky i vazhduar me anks kontrata.

Pak para fillimit të vitit shkollorë 2020/21, kryetari i Preshevës vizitoi këtë institucion për të parë nga afër progresin e punimeve, por, ai vetëm falemnderoj drejtoreshën për përfundimet e punimeve në njërën anë, duke mos cekur asnjëherë kur duhet të përfundojë komplet renovimi i ksaj shkolle, punime të cilat po i ofrohen vitit të tretë prej se kanë filluar të realizohen.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS