Në Preshevë promovohet libri “Zëri i heshtjes sime” nga autori Skënder Halimi

Në amfiteatrin e Radio Televizionit të Preshevës, është promovuar libri me titullin “Zëri i heshtjes sime” i shkruar nga autori Skënder Halimi.


Nën organizimin e bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, sot në ish amfiteatrin e Radio Televizionit të Preshevës, është promovuar libri “Zëri i heshtjes sime”, i shkruar nga Skënder Halimi. Libri në vete përmbledh mbi 200 poezi nga koleksioni i madh i Skënder Halimit.

Halimi përveç poizive, në Luginë është i njohur si një ndër muzikantët nga Presheva, që përmes punës shumëvjeçare ruajti vlerat e muzikës së lehtë, njëherit bashkëthemelues i shoqërisë kulturo-artistike “Presheva”.

Ai përmes një postimi në facebook ka falemnderuar të gjithë të pranishmit në promovimin e librit.

“Falemnderoj të gjith të pranishmit që sot e begatuan promovimin e librit tim. Evente që ndodhin shummm rrallë, nuk duhet anashkalohen kësisoji, por ja që jemi si jemi, dhe për atë që jemi kam fol boll edhe brenda librit tim.” ka shkruar Halimi në llogarinë e tij në facebook.

ARTIKUJT E NGJASHËM

CultCenter B organizon ekspozitë për personalitetet e Luginës

PreshevaPRESS

Në Cyrih të Zvicrës ka filluar Alba Festival

PreshevaPRESS

SHKA “Presheva” ka fituar dy çmime në festivalin e Kaçanikut

PreshevaPRESS