Në Preshevë figurojnë 3 raste pozitive me koronavirus derisa në Bujanoc 4!?

Në Serbi ka shkuar në 103 numri i të vdekurve nga COVID-19 të testuar gjithsej 26.227 persona, prej të cilëve 5318 kanë dalur pozitiv.

Në konferencën e rregut për media të Shtabit të krizës për luftimin e kësaj pandemi, e cila u mbajt sot në Nish, dr. Darija Kisic Tepavcevic tha se nuk kanë informacione për numrin e të testuarve nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit, duke u referuar të dhënave për të gjithë teritorin e Kosovës.

Deri më tani në Preshevë nuk është raportuar asnjë rast pozitiv me koronavirusin Covid19 nga institucionet lokale, por ajo që shihet në faqen zyrtare për të dhëna rreth të infektuarve, vdekurve dhe shëruarve nga koronavirusi, covid19.rs, në komunën e Preshevës figurojnë 3 raste pozitive në koronavirus covid19, derisa në Bujanoc 4 raste pozitive. 

Sipas gjitha gjasave të dhënat zyrtare në faqen e internetit të dedikuar informacioneve rreth koronavirusit në Serbi, covid19.rs, janë të pasakta pasi që në tabelën me shenimet për secilën komunë që gjindet në Serbi, nuk figuron komuna e Medvegjës.

Kliko në foto për të vizituar faqen me të gjitha komunat

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS