Në moshën 85 vjeçare ndërron jetë ish kryetari i Preshevës, Hasan Hajrullahu

Në moshën 85 vjeçare, ka ndërruar jetë ish kryetari i Preshevës, Hasan Hajrullahu.


Lajmi për vdekjen e Hajrullahut është publikuar nga familjarët e tij, ku edhe kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet pas namazit të ikindisë.

Hajrullahu ka shërbyer si kryetar i Komunës së Preshevës nga viti 1970 deri në vitin 1978. Përveç pozitës së kryetarit, ai më herët njihej si mësimdhënës, futbollist i KF “Hajduku” në Preshevë si dhe drejtor i shkollës fillore dhe të mesme në Preshevë.

Nga viti 1978 deri në vitin 1982 ishte deputet në dhomën e komunave në Parlamentin Republikan, derisa nga viti 1982 deri në vitin 1997 ishte drejtor i enti parashkollor në Preshevë, pas të cilës pozitë edhe u pensionua.

PreshevaPRESS i shpreh ngushëllime familjes Hajrullahu!

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS