Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë të Serbisë, Mirsad Gjerllek, ka thënë se Shtabi për luftimin e pandemisë do të prezantojë dy kufizime të reja për të parandaluar shpërndarjen e pandemisë duke futur çertifikatat e Covid dhe zvogëlimin e numrit të njerëzve në tubime.
Gjerllek ka thënë për gazetën serbe Blic se shtetipo bën gjithçka për të mbrojtur qytetarët, por se nuk mundet që gjithçka ta bëjë vetëm, dhe se është e nevojshme një përgjegjësi më e madhe kolektive, domethënë që qytetarët të vaksinohen në numër sa më të madh me qëllim që të ngritet imuniteti kolektiv.
“Tani na duhen të kemi 80 përqind të vaksinuar. Do të jem i sinqertë, konsideratë serioze i jepet çertifikatave kovid, për të cilat do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme. Gjithashtu, do të zvogëlohet numri i njerëzve i lejuar për tubime” tha Gjerllek.
Ai shtoi se nuk pajtohet me vlerësimet se po bëhet fjalë për diskriminim, se të pavaksinuarit duhet të ndahen nga të vaksinuarit, sepse shteti tashmë ka treguar se nuk është për diskriminim pasi që ka siguruar që vaksinimi të realizohet sipas vullnetit të gjithsecilit.
“Ajo që do të kërkohej është ose të jeni të vaksinuar, ose të keni kaluar kovidin, ose thjesht të ofroni ndonjë provë që nuk jeni të infektuar, kjo është e gjitha”, thotë Gjerllek.