Në Kosovë 18-vjeçarja me mbulesë e fiton “betejën” dhe i kthehet mësimit

Pas më shumë se një muaj A.D e cila është nxënëse në shkollën “Bedri Pejani” në Pejë është rikthyer në bankat shkollor pas përjashtimit për shkak të mbulesës. Drejtori i Arsimit në këtë komunë thotë se kanë zbatuar sugjerimet e MASHTI-it meqenëse vajza ka mbi 18 vjeç. Ekspertet ligjor po kërkojnë ndryshimin e këtij udhëzimit.


Për A.D të martën filloi viti i ri shkollor.

Ajo nuk u lejua të hynte në shkollën “Bedri Pejani” për më shumë se një muaj.

Kjo pasi 18-vjecarja nga Peja vendosi të mbulohej.

Gjë e cila është në kundërshtim me udhëzimin administrativ i cili nuk lejon bartjen e uniformës fetare në objektet shkollore.

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Pejës vendosi të dëgjojë sugjerimet e Ministrisë së Arsimit për rikthimin e gjimnazistes në bankat shkollore.

“Këtë vendim e kemi marrë duke pasur parasysh që është mbi 18 vjeç dhe patëm sugjerime të Ministrisë që me tepër ata thoshin që shamia nuk është uniformë dhe mbi bazën e sugjerimeve të tyre ne kemi dhënë rekomandim. Ka me pas raste të tilla prapë, unë personalisht mendoj që ai udhëzim duhet me u pasur me u kristalizua pak me tepër që mos me pas dilema në të ardhmen e kemi kërkuar edhe këtë e shpresoj në të ardhmen e afër me u rregull edhe kjo çështje”, tha Naser Gega drejtor i arsimit në Pejë.

E ky udhëzim administrativ sipas avokatit Ardian Bajraktarit është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Sa përket këtij udhëzimi apo këtij kufizimi duhet të kemi parasysh faktin që Kushtetuta jona neni 55, për sa i përket kufizimit të te drejtave dhe lirive të garantime me kapitullin 2 të Kushtetutës përcakton që vetëm me ligj mund të bëhen ndonjë kufizim. Prandaj mendoj se çdo akt apo udhëzim që bëhet duhet të bëhet në të mirë të fëmijët dhe duhet me u pengu çdo akt që shkon kundër interesit në të mirë të fëmijës”, tha Bajraktari.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi, pas rikthimit të 18 vjeçares ka një kërkesë ndaj MASHTI-it.

“Prandaj, kërkoj nga Ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, që ndalesën në fjalë ta shfuqizojë ose ta rishikojë sa më parë, duke e sqaruar se mbulesa nuk është një uniformë fetare dhe, si e tillë, nuk duhet të jetë pengesë për vajzat që të kenë qasje të barabartë në arsim. Ndërkohë, drejtori i DKA-së në Komunën e Pejës, z. Naser Gegaj, si dhe drejtori i gjimnazit “Bedri Pejani,” z. Musa Nikqi, duhet t’i kërkojnë falje publike nxënëses A.D., të cilën e larguan nga shkolla duke e penguar me vetëdije në të drejtën e saj për të pasur qasje në arsim”, ka shkruar Maliqi.

Për përjashtimin nga procesi mësimor të A.D ka pasur reagime të shumta, madje kishte reaguar dhe avokati i popullit si dhe prokuroria kishte nisur hetimet për këtë rast.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS