Në Bujanoc themelohet Iniciativa qytetare “LËVIZJA PËR BUJANOCIN”

Në ambientet e Hotel Rozafa në Bujanoc sonte është themeluar iniciativa qytetare LËVIZJA PËR BUJANOCIN.


Lajmin e ka bërë të ditur pëmes rrjetit social Driton Rexhepi ish-kandidat për kryetarë të komunës së Bujanocit në zgjedhjet e fundit lokale. Rexhepi i cili është edhe kryesues i iniciativës qytetarë LËVIZJA PËR BUJANOCIN ka qenë këshilltarë i PVD-së i legjislaturës aktuale, mandat të cilin pas dorëheqjes ia kthej partisë.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Driton Rexhepit, të publikuar në llogarinë e tij në facebook:

Unitet me sovranin

Rruga jonë e ngushtë e profesionit, apo puna e secilit, nuk guxon të jetë më e rëndësishme dhe e pavarur nga rruga e gjerë, e përbashkët e të gjithëve.

Për të realizuar një projekt madhor nuk nevojitet që të gjithë të bëjnë plane e veprime të mëdha, por që të gjithë të punojmë për një projekt të përbashkët dhe që secili nga ne të mbajë qoftë edhe veç një gur në ndërtimin e tij – gurin e besimit, të veprimit, apo të shpresës.

Na priftë e mbara në punët që na presin
Lëvizja për Bujanocin

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sot në Preshevë mbahet seanca e II-të e Kuvendit të Komunës

PreshevaPRESS

Boshllëku kulturor dhe izolimi social që po shuajnë të ardhmen e rinisë në Preshevë

PreshevaPRESS

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

PreshevaPRESS