NË 24 ORËT E FUNDIT NË SERBI GATI NJË MIJË INFEKTIME TË REJA ME COVID19

Foto ilustrim

Sipas të dhënave zyrtare në Serbi, në 24 orët e fundit, ka vdekur një person  si rezultat i infektimit me koronavirus, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave është 7152, thuthet në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë covid19.rs.

Që nga publikimi i fundit i të dhënave rreth situatës pandemike në Serbi, 11,413 persona janë testuar për koronavirus, nga të cilët 983 kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit.

23 pacientë momentalisht gjenden në përkujdes intenziv me respirator, derisa vetëm sot 823 persona në total janë shtruar për trajtim të infektimit në spital.

Që nga fillimi i epidemisë, 729.150 raste të infeksionit janë konfirmuar zyrtarisht në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë. Shkalla e vdekshmërisë në Serbi nga koronavirusi SARS-CoV-2 është 0.98 për qind.

Deri në orën 3 pasdite të 12 gushtit 2021, gjithsej 4,789,840 njerëz u testuan në Serbi, të cilët plotësuan kriteret për përcaktimin e një rasti.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Memeti: Katër ditë në banjë termike, 63 mijë dinarë nga buxheti

PreshevaPRESS

Lugina pa zë, ish-komandantët e UÇK-së rikthehen në marsh për drejtësi

PreshevaPRESS

Bankat në Serbi detyrohen të ofrojnë lehtësime për qytetarët që nuk mund të shlyejnë kreditë

PreshevaPRESS