Në 24 orët e fundit në Serbi 424 të infektuar me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Serbi, 2646 njerëz janë testuar me ç’rast 424 prej të cilëve kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.


Sot në orën pesë të mëngjesit, ka përfunduar ora policore më e gjatë në Serbi, e cila ka filluar të premtën në ora 17:00.

Drejtori i Qendrës së Gerontologjisë në Nish është arrestuar për shkaqet e infektimit të 135 persona që ishin infektuar në këtë institucion, si pasojë e mosrespektimit të rregullave dhe protokolit të përcaktuar me masat e caktuara nga Qeveria e Serbisë për gjendjen e jashtëzakonshme.

Epidemiologu Branislav Tiodorovic ka thënëse, sipas situatës aktuale epidemiologjike, qytetarët që jetojnë në territorin e Republikës së Serbisë do të i kthehen jetës normale në muajin qershor.

Kur bëhet fjalë për pensionistët, Tiodoroviç ka thënë se ata do të mbeten në të njëjtin trajtim, që nënkupton se penzionistët vazhdojnë të mbeten të mbyllur plotësisht sepse janë më të ndjeshmit dhe do të lejohen të qarkullojnë krejt në fund.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS