Gjithçka që tha presidenti i Serbisë Vuçiq, në konferencën e fundit për media

Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq mbrëmjen e sontshme nga Pallati e Serbisë, pas mbledhjes së fundit të Shtabit të Krizave ka mbajtur konferencë për media në lidhje me gjendjen e Serbisë rreth pandemisë dhe masat e reja që do të ndërmirren.


Nga e shtuna në 13:00 pasdite deri të hënën në 05:00 të mëngjesit ndalimohet lëvizja për të gjithë qytetarët e Serbisë

Presidenti Vuçiq në këtë konferencë për shtyp tha sonte se nga e shtuna në orën 13:00 deri të hënën në ora 05:00 të mëngjesit, do të ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Serbi.

“Masa e parë është që të vendoset ndalimi i lëvizjes nga e shtuna në ora 13:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës. Fundjava po na shkakton problemet më të mëdhaja” shpjegoi Vuçiq, duke shpjeguar se ky njoftim po bëhet nga sot në mënyrë që njerëzit të blejnë gjithçka për fundjavë.

“Për pensionistët, gjithçka është e njëjtë dhe sikur ditëtë më parë. Që nënkupton se mund të dalin në dyqane herët të dielën në mëngjes” tha presidenti i Serbisë, duke theksuar masën kryesore.

Pritet të rritet numri i të infektuarve dhe të vdekurve në Serbi

“Në 72 orët e ardhshme, pritet rritja e numrit të të infektuarve me Covid19, dhe gjithashtu rritja e numrit të të vdekurve nga ky virus. Ky nuk është një parashikim, por diçka që është logjike të pritet, duke pasur parasysh numrin e njerëzve në respirator. Në këtë moment, 81 persona janë në gjendje të rëndë ose kritike. Njerëzit e tjerë në spitalet tona po ndjehen mirë dhe të qëndrueshëm, “tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Deri në orën 15.00 të ditës së sotshme (02.04.2020), në Republikën e Serbisë janë regjistruar gjithsej 1171 raste të konfirmuara të Covid19.

Nga raporti i fundit të sotshëm deri në ora 15:00, nga 637 mostrat të testuar, 111 prej të cilëve ishin pozitivë dhe 526 ishin negativ. Të hospitalizuar janë gjithsej 783 pacientë, prej të cilëve 81 në respiratorë.

Vatrat kryesore të infektimit në Serbi mbeten Beogradi, Quprija, Çaçaki dhe Valeva

“Ajo që kemi vërejtur si rregull pasi kemi rritur numrin e testimeve është se një përqindje më e madhe e pozitivëve vijnë nga katër zona, Beogradi, Quprija, Çaçaku dhe Valeva. Disi Nishi ka arritur të vetëstabilizohet, pas shumë rasteve të rënda dhe e historisë së Lugano” Tha Vuçiç, duke shtuar se shteti kishte dërguar të gjitha aksesorët dhe mjekët në Qupri, dhe se i kishte bërë në Valevë dy ditë më parë.

“Ne jemi duke pritur të shohim se si mund ta ndihmojmë Çaçakut”, tha Vuçiq.

Kujtojmë që, sipas të dhënave në orën 15:00 të ditës së sotme, 111 më shumë njerëz janë infektuar me Covid19 në Serbi, siç ka publikuar faqja covid19.rs, derisa sipas Dr. Kisic, së fundmi kanë humbur luftën me këtë viruas  edhe 3 të tjerë, e që e numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid19 në Serbi shkon në 31.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS