Nagip Arifi rikandidohet për kryetar të Bujanocit nga Partia Demokratike

Kuvendi i Përgjithshëm i Partisë Demokratike unanimisht pa asnjë votë kundër, ka nominuar kryetarin e deritanishëm Nagip Arifi për kryetar të Komunës së Bujanocit për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 2 qershor 2024.

Kuvendarët kanë vlerësuar pozitivisht performancën e kryetarit Arifi gjatë qeverisjes katër vjeçare me komunën e Bujanocit dhe si lider i pakontestueshëm i PD-së i kanë dhënë besimin e plotë që të jetë në krye të listës së PD-së për ta udhëhequr komunën në mandatin e ri qeverisës 2024-2028.

Partia Demokratike me këtë rast ka bërë hapin e parë drejt fitores së radhës që na pret me 2 Qershor 2024.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Arsimtarët e “Prof. Ibrahim Kelmendi” japin përkrahje Bardhyl Bajramit për drejtor

PreshevaPRESS

Agjenda / Nesër në Preshevë fillon konferenca e tretë “Ekonomia shpëton Luginën”

PreshevaPRESS

Lutfiu reagon pas shpalljes së konkurseve të KKSH-së: Ka një gabim, kërkoj falje

PreshevaPRESS