Mustafi për zgjedhjet në Bashkësitë Lokale në Bujanoc: Partitë shqiptare të painteresuara

Në territorin e komunës së Bujanocit janë zhvilluar zgjedhjet për udhëheqjen e Bashkësive Lokale.


Lidhur me këto zgjedhje ka reaguar anëtari i PVD-së, Ragmi Mustafi, i cili ka akuzuar partitë e tjera shqiptare që veprojnë në Bujanoc, për mosinteresim.

Ai ka shtuar se në Tërrnoc ka fituar kandidati i PVD, derisa në fshatrat e tjera të populluara me shqiptarë, ka patur një mosinteresim të madh nga partitë shqiptare.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të Mustafit në facebook:

📢 Rezultate të papritura nga zgjedhjet për bashkësitë lokale në Bujanoc! 🗳️

Në të dielën e kaluar, Komuna e Bujanocit u përball me një proces zgjedhor që solli rezultate habitshme. Mos interesim i qytetarëve dhe në veçanti i partive politike.

Tërnoci i Madh ishte një prej bashkësive më të mëdha dhe më interesante lokale. Kryetari i aktualë dhe kandidati i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Mustaf Alishani, i priu një liste gjithëpërfshirëse të të gjitha lagjeve me 19 anëtarë që triumfoi.🫡

Përballë kësaj liste nuk guxuan ti dalin në “mejdan” as nga Partia Demokratike (PD) e Nagip Arifit dhe as Alternative për Ndryshim (APN) e Arber Pajazitit. Megjithatë, anëtarë të dy këtyre partive ishin pjesë e komisioneve zgjedhore.🤫

Ishte krejtësisht i paqartë, Reagimi i Arber Pajazitit në Facebook duke postuar një foto të fshatit Tërnoc me komentin “Sa poshtë ka ra katundi!”

Në njërën anë nuk kishte guxim të merrte pjesë sikurse edhe tutori i tij politik Nagip Arifi, në anë tjetër shfaq keqardhje për gjendjen në fshat. Alo, pse i thuni vetes politikan! 🤷

Procesi zgjedhor për bashkësitë lokale u shoqërua me disa zhvillime të papritura. Ruzhdi Halili, drejtori i ndërmarrjes më të madhe në Bujanoc, “Komunalia”, pësoi humbje dhe nuk arriti të bëhej anëtar i bashkësisë lokale të Bujanocit.🤦

Në vendvotimin në shkollën “Naim Frashëri”, as vetë anëtarët e komisionit nuk votuan, dhe materiali zgjedhor u kthye “pa naçet”.🫣

Në fshatra si Letovicë, Bilaç, Samolicë, Nesalcë dhe disa të tjera u pajtuan për të zhvilluar një proces zgjedhor paqësor dhe në përputhje me marrëveshjet e arritura në tubimin e fshatarëve për zgjedhjet e bashkësisë lokale. Në Konçul, askush nuk mori pjesë, ndërsa interesimi për bashkësitë lokale serbe ishte shumë i madh.🤔

Ky proces zgjedhor, megjithëate solli rezultate habitshme për analiza të partive politike.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS