Oplus_131072

Mustafi – Pajazitit: Do të përfundosh si patroni yt në Preshevë

Ish kryetari i KKSH-së, njëherit këshillëtari i Beslimit, Ragmi Mustafi, iu ka përgjigjur Pajazitit në reagimin e tij për marrëveshjen e arritur mes PVD, PD dhe LPD për bashkëqeverisje.


Pajaziti sot gjat ditës, mes tjerash ka akuzuar partitë politike shqiptare që nënshkruan marrëveshje për bashkëqeverisje në Bujanoc, se kanë shkatërruar gjithçka për 20 vitet e fundit duke j quajtuar profiterë politik.

Pak orë pas, Mustafi ka qenë ai i cili i është kundërpërgjigjur Pajazitit në facebook.

Mustafi derisa ka numëruar udhëtimin përgjatë karierës politike të Pajazitit, ndër tjerash ka thënë se Pajaziti është vetëpërjashtuar nga munësia e përbashkimit të shqiptarëve në Bujanoc.

Në vazhdim ju sjellim kundërpërgjigjen e Mustafit të publikuar në facebook:

Njëherë PVD-ë. Më pas PD. Mandaj APN-ë.

Një herë me PD-ën dhe LPD-ën kundër PVD-ës.

Mandej me PVD-ë e LPD -ë kundër PD-ës.

Pastaj me PVD-ë, LPD-ë dhe PD-ë u bone bashkë.

I tradhtove, dole në opozitë iu bashkove SNS–it.

U vetë përjashtove nga mundësia e përbashkimit të shqiptarëve në Bujanoc.

Tash kosh reciklimit të mbetjeve nga subjektet politike që nuk ke mbet fjalë ofenduese pa iu thonë personalisht atyne.

Edhe ate, deri sa ta kuptojnë aktivistët e sinqertë, që me Simićin i ke blerë me kontrata pune.

Tash, APN-ë me kend i bënë shqiptarët bashkë, me Mitroviqin!?

Në fund, përfundon si patroni yt në Preshevë.

Me marre. Shpifës. Rrenc. Glup.


Të gjitha informacionet në lidhje me Zgjedhjet lokale në Luginë mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin ZGJEDHJET LOKALE 2024.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS