Mustafi: Një dekadë pas marrëveshjes së Brukselit, Lugina nuk gjenë paqen dhe stabilitetin

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka deklaruar se edhe pas një dekadë të marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk i solli paqen, stabilitetin dhe prosperitetin edhe pse konsideroheshin peng mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi.

Postimi i Ragmi Mustafit:

Edhe pas një dekadë të marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk i solli paqen, stabilitetin dhe prosperitetin edhe pse konsideroheshin peng mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi.

Shqiptarët në Luginë vazhdojnë të përballen me shtypjen dhe diskriminimin që i ka dhunuar edhe aftësinë e tyre për të ushtruar të drejtat themelore.

Liria, siç përkufizohet si fuqia apo e drejta për të vepruar, shprehur apo menduar ashtu siç dëshiron pa pengesa apo kufizime, është diçka që shqiptarëve në Luginën e Preshevës i është mohuar.
Rezistenca kundër nënshtrimit ndaj dominimit të kryeqendrës apo pushtetet madje despotike janë element kyç nga i cili shqiptarët në Luginë duan të kenë kontroll mbi fatin e tyre.

Për më tepër, liria në kontekstin e shqiptarëve në Luginë është arsyetuar shpeshherë me mungesën e formave primordiale të skllavërimit. Andaj, jo rrallëherë mundësia për të lëvizur lehtë dhe për të qenë fizikisht i pakufizuar në lëvizje nuk është vështruar në kuadër të lirisë, por të dëbimit.

Shtypjes dhe diskriminimit me të cilin përballen shqiptarët në Luginën duhej t’i jepej udhë duke e trajtuar në këtë marrveshje. Nuk ndodhi. Gabim. Dështim.

Shqiptarët e Luginës duhet dhe do ta fitojnë lirinë që u nevojitet për të ushtruar plotësisht të drejtat e tyre si qytetarë, ku çdo individ është në gjendje të veprojë, të flasë dhe të mendojë pa pengesa ose kufizime, të ndjekin qëllimet dhe aspiratat e tyre pa u frenuar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS