Mundësi për të rinjtë nga Presheva dhe Bujanoci

Organizata Aktivistëve REFORMA ka shpallë të hapur konkursin për “Shkollën për të drejtat e njeriut dhe aktivizmit qytetar”, e që i dedikoht të rinjve nga Presheva dhe Bujanoci.


Programi “Shkolla për të drejtat e njeriut dhe aktivizmit qytetar” për të rinjtë nga Presheva e Bujanoci përbëhet nga kombinimi i ligjeratave, punës interaktive të punëtorive dhe shfaqjeve të filmave të përcjellura me diskutime rreth tyre. Ligjeratat do të realizohen gjatë 5 muajve.

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë kandidatët që kanë 16 vjet ose më shumë. Përparësi kanë ata që tregojnë interesimit më të madh për të drejtat e njeriut, aktivizmit qytetar dhe shoqëror, si dhe kandidatët/et të cilët tregojnë gatishmërinë për t’i kontribuar luftës për të drejtat e secilit. Shkolla për të drejtat e njeriut dhe aktivizmit qytetar do të përfshijë maksimalisht 15 pjesmarrës/se.

Të gjitha informacionet rreth shkollës dhe procesit të aplikimit mund të i gjeni në www.reformohu.org.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gold AG po vjen me këngë për dëshmorin Adrian Krasniqi

PreshevaPRESS

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

PreshevaPRESS

E martë e vranët, priten reshje shiu

PreshevaPRESS