Mot relativisht i ngrohtë / Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Javën që sapo kemi filluar pritet të mbajë mot relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 3°C, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë nga 7°C deri në 14°C.

Situata meteorologjike është rezultat i ndikimit të disa qendrave të presionit të ulët, të cilat kanë përfshirë disa rajone të Evropës. Gjatë pesë ditëve të ardhshme, moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell, të cilat do të ndikojnë në rritjen e temperaturave gjatë mesditës.

Përveç kësaj, në periudha të kufizuara, parashihen edhe riga lokale shiu.

E hënë, 24 shkurt

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 1°C, ndërsa ato maksimale nga 3°C deri në 6°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E martë, 25 shkurt

Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të zbresin nga -2°C deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga 7°C deri në 11°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.

E mërkurë, 26 shkurt 

Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 °C deri në 1°C, ndërsa maksimalet nga 8°C deri në 12°C. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s.

E enjte, 27 shkurt

Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe vende-vende me mundësi për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

E premte, 28 shkurt

Moti do të jetë i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga -9°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

PreshevaPRESS

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta, temperatura deri në 11 gradë Celsius

PreshevaPRESS

Kina zbulon koronavirusin e ri, mund të infektojë njerëzit njëjtë si Covid-19

PreshevaPRESS