Mot pranveror këtë javë, të dielen do të përkeqësohen temperaturat

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe të masave të ngrohta ajrore.


Si rrjedhojë, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, me përjashtim të ditës së dielë, ku pritet përkeqësim në kushtet e motit, e cila parashihet me vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-61 km/h!

Në aspektin termik, temperaturat do të mbesin mjaft të larta apo dukshëm mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.

Nga dita e hënë e deri të shtunën minimalet do të lëvizin prej -2 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 19°C.

Të dielën kemi një ulje të temperaturave në vlerat maksimale prej 10 deri në 13°C.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

PreshevaPRESS

E martë e vranët, priten reshje shiu

PreshevaPRESS

Agjërimi gjatë Ramazanit, udhëzime nga ekspertët shëndetësor për iftarin, syfyrin dhe personat me sëmundje kronike

PreshevaPRESS