Mot me riga shiu dhe diell në pesë ditët e ardhshme

Të dhënat hidrometeorologjik për Luginën parashohin se java e ardhshme do të ketë mot të ndryshueshëm.


Sipas të dhënave hidrometeorologjike parashihen vranësira të shpeshta të shoqëruara me riga të herëpashershme të shiut, por nuk do të mungojnë as periudhat me diell.

Temperaturat do të kenë tendencë rritje në të dy vlerat. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me intensitet mesatar dhe herë pas here e fortë në disa zona.

Moti i plotë për pesë ditët veç e veç:

E hënë– Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

E martë– Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E mërkurë– Do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell, Vranësirat vende -vende mundë te sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5- 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

E enjte– Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte– Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Reshje dhe intervale me diell, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

PreshevaPRESS

Rreziqet që vijnë nga konsumi i kafes esëll

PreshevaPRESS

Nga 1 prilli automjetet mund të përdorin gomat e verës në komunikacion

PreshevaPRESS