Sipas të dhënave hidrometeorologjike të publikuara për këtë javë, moti parashihet të jetë i ndryshueshëm, me intervale të shkurta me diell, i vranët dhe me shi, transmeton PreshevaPRESS.
Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, bazuar në të dhënat hidrometerologjike për Luginën:
E hënë
- Moti i vranët dhe me intervale me diell.
- Temperaturat minimale: 0-3°C
- Temperaturat maksimale: 5-9°C
- Era: Kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.
E martë
- Mot kryesisht i vranët.
- Temperaturat minimale: 0-2C
- Temperaturat maksimale: 8-11°
- Era: nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s
E mërkurë
- Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
- Temperaturat minimale: 3-5 °C
- Temperaturat maksimale: 10-13°C
- Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
E enjte
- Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
- Temperaturat minimale: 1 deri 3°C
- Temperaturat maksimale: 4-6°C
- Era: nga veriperëndimi , 1-4 m/s
E premte
- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga lokale shiu.
- Temperaturat minimale: -1 deri 2°C
- Temperaturat maksimale: 4-6°C
- Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.
