Mijëra gra do të marrin pjesë në ndeshjet për Kupën e Botës në Teheran

Mijëra tifoze iraniane do të marrinë pjesë në ndeshjen e kombëtares së tyre kundër Kamboxhias në Stadiumin Azadi në Teheran, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës në futboll.


Kjo do të jetë ndeshja e parë prej Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran, që gratë mund të shikojnë ndeshjet futbollistike të burrave pa pasur nevojë për ftesë të veçantë.

Më shumë se 3,500 bileta janë shitur për tifozet gra në këtë ndeshje.

Organizata Ndërkombëtare për të Drejta të Njeriut e ka cilësuar këtë numër “simbolik”, pasi stadiumi ka rreth 80,000 ulëse.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA), që ka ngritur zërin për pjesëmarrje të grave në Kupën Botërore në Katar më 2022, ka thënë se do të vazhdojë të sigurojë pjesëmarrjen e grave në të gjitha ndeshjet futbollistike në Iran.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ndeshje. Ne nuk do të largojmë sytë nga kjo çështje”, ka thënë udhëheqësi për edukim dhe përgjegjësi shoqërore në FIFA, Joyce Cook.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS