MERRET VENDIMI I RI PËR KALIMIN E MËSIMIT NË SISTEMIN ONLINE

Foto: Tanjug / Strahinja Acimovic

Ministri i Arsimit të Republikës së Serbisë, Branko Ruzhiq, ka thënë se është vendosur që nëse në klasa me 16 nxënës dhe më pak paraqiten tri raste të infektuara nga Covid19, ajo klasë do të kalojnë në sistemin e mësimit online. 


Klasat me më shumë se 16 nxënës, në të cilën shfaqen dy nxënës të infektuar, ndahet në dy grupe dhe kalon në modelin e mësimit të kombinuar, dhe nëse shfaqen më shumë se tre nxënës të infektuar në ato grupe, grupi kalon në mësim nga largësia ndryshe të njohur si online.

Ruzhiq përcolli mesazhin se ky vendim është marrë në një takim me përfaqësuesit e Institutit “Batut”.

Ruzhiq tha gjithashtu se situata në shkolla “nuk është ende alarmante kur është fjala për numrin e fëmijëve të infektuar”, pasi që nuk kalon 0.54 përqind të numrit të përgjithshëm të nxënësve, derisa numri i të infektuarve në mesin e punonjësve të arsimit nuk kalon 1.2 përqind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në total.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS