Merkel përsëri e ulur gjatë intonimit të himnit gjerman dhe atij kinez

Kancelarja gjermane Angela Merkel që gjendet në një vizitë zyrtare në Kinë, ka qëndruar e ulur në karrige derisa janë intonuar himnet e dy vendeve.


Tradicionalisht, përfaqësuesit e vendeve qëndrojnë në këmbë derisa intonohet himni, por kësaj radhe për kancelaren gjermane dhe kryeministrin kinez kishin vënë karrige.

Politikanët kanë qëndruar të ulur derisa është intonuar himni gjerman, megjithatë kur u intonua himni kinez, Li Kechiang u ngrit në këmbë.

Megjithatë pas ceremonisë Merkel, dukej e lumtur dhe nuk janë vërejtur dridhje të duarve gjatë këtij takimi.

Kujtojmë se kancelarja gjermane që nga korriku e deri më sot, është filmuar në disa raste duke pësuar dridhje nëpër trup gjatë takimeve me zyrtarë të vendeve të ndryshme.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

PreshevaPRESS

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

PreshevaPRESS

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

PreshevaPRESS