Konkurs për afatin e dytë në medresen e Luginës së Preshevës.
Për pranimin e nxënësve të rregullt ( djem dhe vajza ) në vitin e parë të vitit shkollorë 2020/2021
Shkollimi në Medrese zgjatë katër vite shkollore. Nxënësit që regjistrohen në Medresen e Luginës së Preshevës do ti ken këto mundësi: Ushqimi , rruga , si dhe shetitje në vend dhe jasht vendit të gjitha këto shpenzime do t’i mbulojë medreseja e Luginës së Preshevës.
Kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në Medrese duhet t’i plotësojnë këto kushte:
• Të mos jenë më të vjetër se 17 vjet,
• Të kenë të kryer shkollën fillore me sukses të shkëlqyeshëm ose shumë mirë,
• Të jet i shëndoshë në aspektin psiko-fizik,
• Të jap provimin pranues në Medrese.
Provimi pranues përbëhet nga gjuha amtare, Kiraeti, testi revizional nga (ILMUD-DINI).
Provimi pranues do të mbahet më datë: 25.08. 2020 në lokalet e Medresë së Luginës së Preshevës duke filluar prej orës 10:00.
Dokumentet e domosdoshme për regjistrim janë:
1. Kërkesa për regjistrim nga kandidati ,
2. Çertifikata e lindjes nga libri i amzës,
3. Dëftesat (V-VIII),
4. Çertifikata e mjekut,
5. Deklaratë me shkrim nga prindi ose kujdestari i nxënësit se do të bartë përgjegjësi morale dhe materiale për birin/bijën e tij gjatë shkollimit,
Dokumentacioni për regjistrim dorëzohet në drejtorinë e Medresesë së Preshevës.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë: 25.08.2020.
Nxënësit të cilët do të pranohen informohen përmes tablosë në Medresë.
17.08.2020 KOORDINATORI
Prof. Ismail Halimi