MBI 41 MILION DINARË DËMI NGA VËRSHIMET E JANARIT NË BUJANOC

Në mbledhjen e 4 me radhë të këshillit komunal sot ndër të tjerash është shqyrtuar edhe propozim konkluzioni për ndarjen e mjeteve financiare për sanimin e dëmeve nga vërshimet e janarit të vitit 2021 në komunën e Bujanocit.


Dëmet e vlerësuara nga vërshimet në teritorin e komunës së Buajnocit nga drejtorati për investime dhe zhvillim në infrastrukturë I ka paraqitur në vlerë prej 36.625.000 dinarë.

Komisioni për vlerësimin e dëmeve në ekonomit familjare ka paraqitur raport të dëmeve në shumë prej 3.820.000 dinarë ndërsa komisioni për vlerësimin e dëmeve në bujqësi ka paraqitur raport të dëmeve që kapin shumën prej 850.000 dinarë.

Sipas Kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit aktualisht pushteti lokal nuk ka mjete të mjaftueshme financiare për kompenzimin e të gjitha dëmeve, megjithatë anëtarët e Këshillit komunal kanë miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare të dëdikuara për dëmet nga vërshimet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Nga këto mjete 2.5 milion dinarë iu janë ndnarë Ndërmarrjes Publike Komunalisë për blerjen e pompave, 3.820.000 dinarë iu janë ndarë për kompenzimin e dëmeve në ekonomitë familjare, 850.000 dinarë për dëmet e shkaktuara në bujqësi ndërsa 14.463.000 dinarë do të ndahen për sanimin e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë

Arifi u shpreh se kërkesa për sanimin e dëmeve nga vërshimet janë dërguar edhe Qeverisë së Shqipërisë, Ministrisë së pushtetit lokal të Sërbisë dhe Zyres për investime kapitale në kuadër të ministries gjegjëse dhe se pushteti lokal nuk do të dnalet deri në kompenzimin e të gjitha dëmeve që u janë shkaktuar qytetarëve nga vërshimet

Anëtarët e Këshillit komunal sot kanë shqyrtuar edhe raportin e komisionit për regjistrimin e kërkesave dhe obligimeve të administratës komunale, ku është konstatuar se mbi 6 milion dinarë janë borxhet ndaj komunës së Buajnocit, pjesa më e madhe e tyre janë kafiterit sidomos borxhet e grumbulluara nga vitit 2019 dhe 2020 të cilat janë bartur edhe në vitin 2021, por që askujt nuk iu është falur borxhi./Lajmi-AL

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS