Mbahet mbledhja e IV e Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit

Sot, më datë 03.10.2024, në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Bujanocit, u mbajt mbledhja e katërt e radhës e këshillit komunal.


Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u diskutuan tema të rëndësishme për zhvillimin dhe përmirësimin e komunës tonë, përfshirë:

1. Rishikimi i buxhetit për vitin 2024;

2. Shpërndarja e mjeteve për investime nga buxheti për projekte të ndryshme;

3. Raporti mbi sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale;

4. Raporte të drejtorive për veprimtari të ndryshme komunale, si zhvillimi ekonomik, urbanizmi dhe veprimtari shoqërore.

Në total, u diskutuan 19 pika të rendit të ditës, të cilat synojnë të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për qytetarët e komunës së Bujanocit.

Komuna e Bujanocit ka në dispozicion më pak buxhet prej rreth 5 milionë euro se sa ai i planifikuari.

Saktësisht nga 2.002.173.000 dinarë të planifikuar për këtë vit, komuna vitin do ta mbyll me 1.455.555.000 dinarë apo me 546.168.000 më pak mjete, raporton FOLonline.

Ky ishte vendimi i sotëm i Këshillit Komunal me rastin e rishikimit të buxhetit për këtë vit.

Si rrjedhojë e kësaj gjendje financiare shumë shfrytëzues direkt dhe indirekt do të mbeten pa mjete ndërsa disa punime në infrastrukturë nuk do të fillojnë fare.

Ndër pikat tjera që do të diskutohen në seancën e katërt të Këshillit Komunal janë kryesisht raportet e drejtorateve brenda administratës komunale.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mundësi për të rinjtë nga Presheva e Bujanoci: Vizitë studimore tre-ditore në Beograd

PreshevaPRESS

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS