Lutfiu: Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbështetë bujqit shqiptarë në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, përmes një një postimi në Facebook ka njoftuar se ka takuar zëvendëskryeministrin Bislimi.


Lutfiu nga ky takim ka njoftuar se Qeveria e Kosovës së shpejti do të hapë thirrje për ruajtjen dhe avancimin e kulturës bujqësore në Luginë.

Njoftimi i plotë nga Lutfiu i publikuar në rrjetin shoqëror Facebook:

Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i mbështesë bujqit shqiptarë të Luginës së Preshevës me qëllim ruajtjen dhe avancimin e kulturës bujqësore në vendin tonë, dakordim nga takimi që patëm me zëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Besnik Bislimi.

Thirrja do të hapet shumë shpejt!

Sqarime të hollësishëme do të shpalosim ditëve në vijim.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS