Lutfiu: Pas sulmit në Banjskë, shtohen lëvizjet e tankeve serbe në Luginë të Preshevës

Pas sulmit të grupit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, është shtuar edhe frika e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.


Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Nevzad Lutfiu, të premten në një intervistë në Sytë 7, tha se nga shumë shqiptarë andej po konsiderohet se Serbia mund t’u hakmerret tash shqiptarëve në Luginë.

Ai madje përmendi edhe faktin që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në paraqitjet e tij publike, ka përmendur në dy raste Medvegjën dhe Preshevën.

Sipas Lutfiut, ky është një mesazh që mund të nxisë bastisje apo edhe aksione të ndonjë terroristi edhe andej.

Luftiu, tek autori i emisionit Sytë 7, Enis Reçica, përmendi edhe faktin që pas aksionit terrorist në veri të Kosovës, janë shtuar lëvizjet e ushtrisë serbe në komunat me shumicë shqiptare në Serbi.

Kryetari i KNSh-së, shtoi se forcat ushtarake bashkë me tanke po shihen edhe gjatë ditës duke lëvizur e duke shkuar te kampi ushtarak që gjendet mbi fshatin Somolicë të Komunës së Bujanocit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Dështon takimi i paraparë mes Kryetarit të Trupit Koordinues dhe atij të KKSH-së, shkak flamuri kombëtar shqiptar

PreshevaPRESS

Vizita e Martinoviq dhe Mitroviq në Preshevë

PreshevaPRESS

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

PreshevaPRESS