LUGINA E PRESHEVËS PJESË E AKTIVITETEVE ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË PASTRIMIT

Pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim mes shoqatës “Vizioni për zhvillim dhe kooperim” nga Presheva dhe organizatës për mbrojtjen e ambientit “Let’s do it” nga Kosova, nesër në Preshevë fillon aktiviteti i parë i përbashkët.


Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit në kuadër të bashkëpunimit të shoqatës “Vizioni për zhvillim dhe kooperim” nga Presheva dhe organizatës për ruajtjen e mjedisit “Let’s do it” nga Kosova, nesër në Preshevë me fillim në ora 09:45 do të fillojë aktiviteti i pastrimit të lokacioneve në qendër të qytetit me qëllim të dërgimit të mesazhit senzibilizues tek qytetarët për rëndësinë e kujdesit të shtuar për hedhjen e mbeturinave.

Këtij aktiviteti të organizuar nga bashkëpunimi i këtyre dy organizatave joqeveritare si rezultat i memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në fillim të këtij muaji, përveç organizatorëve aksionit do të i bashkohen edhe shumë nxënës vullnetarë nga shkollat e mesme në Preshevë dhe stafi i ndërmarrjes publike “Moravica” në Preshevë.

“Aksioni i nesërm ka për qëllim vetëdijesimin dhe ngritjen e përgjegjësisë qytetare në territorin e komunës së Preshevës për të mos hedhur mbeturina në vende ku nuk janë të dedikuar për atë arsye. Ne do të zhvillojmë aktivitetin kryesisht në disa lokacione kryesore në qendër të qytetit, duke vazhduar pastaj në fshatin Miratoc, Rahovicë dhe Raincë” shpjegoi për PreshevaPRESS një prej organizatërove të këtij aktiviteti Shefki Junuzi, kryetar i  shoqatës “Vizioni për zhvillim dhe kooperim”.

Aktiviteti me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit si rezultat i bashkëpunimit të “Vizionit për zhvillim dhe kooperim” dhe “Let’s do it Kosovo” do të vazhdojë edhe në Bujanoc me datë 18 shtatorë të këtij viti, derisa në komunë të Bujanocit përkrahëse e aktivitetit do të jetë edhe udhëheqja e Komunës së Bujanocit.

Për ndryshe, Dita Botërore e Pastrimit ka nismën e vet më 15 shtator të vitit 2018, ditën kur rreth  5 për qind e popullsisë së botës kanë marrë pjesë në aktivitetin e përbashkët “Ta Pastrojmë Botën”, i cili synonte ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit. Aktiviteti është realizuar në më shumë se 200 shtete, në të cilin organizim botëror nën emërtimin “Let’s Do It” ka qenë edhe “Let’s Do It Kosova”.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS