Lëvizja për Reforma: Mustafa një qenie e etur për pushtet dhe i gatshëm për të shkelur mbi çdokend dhe gjithçka

Pas krijimit të rrethanave të reja politike në Preshevë, partitë politike shqiptare të përfaqësuara në Organin e përkohshëm të emëruar nga Qeveria e Republikës së Serbisë, kanë mbajtur mbledhje me kryesitë e tyre.


Sikurse PDSH dhe PVD, edhe Lëvizja për Reforma ka mbajtur mbledhje me strukturat e saja në lidhje me veprimet e mëtutjeshme pas emërimit të Organit të përkohshëm në Komunën e Preshevës, organ i cili do të udhëheqë me këtë komunë deri në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme, që pritet të shpallen.

Lëvizja për Reforma përmes një komunikate në faqen e saj në facebook, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në punën e Organit të përkohshëm.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Lëvizjes për Reforma të publikuar në rrjetin shoqëror facebook: 

“ZAHVALNICA” me Mirënjohje!

Pas njê vendimi arbitrar të miratuar nga pushteti në Beograd, mbi shkrirjen e pushtetit komunal në komunën e Preshevës dhe krijimin e një organi të përkohshëm autoritar dhe jogjithpërfshirës por selektiv, deri në zgjedhje, shprehim indinjatën tonë dhe mospjesmarjen në këtë organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja.

Shpërfillja dhe arbitrariteti ndaj përfaqsuesve të shqiptarëve dhe organeve drejtuese të tyre në Luginë, që për fat të keq është një frymë tashmë e instaluar dhe e konsoliduar në dekada, nuk mund të legjitimohet me pjesëmarrjen në organin e përkohshëm. Për më tepër kjo pamundësohet kur shohim se në krye të ketij organi të përkohshëm vihet një njeri i tillë si Ragmi Mustafa, që nuk është gjë tjetër veçse një qenie e etur për pushtet dhe i gatshëm për të shkelur mbi çdokend dhe gjithçka për këtë pushtet, duke u bërë një vegël qorre e Beogradit.

Në situatën e krijuar dhe kur nga zgjedhjet e ardhshme na ndajne veçse një muaj, cdo minutë, çdo përpjekje dhe të gjitha energjitë tona do të shpenzohen për tu mobilizuar që në zgjedhje të ofrojmë zgjidhje afatgjata dhe në menyrë absolute në favor të çështjes e në të mirë të komunës së Preshevës!


Të gjitha informacionet në lidhje me Zgjedhjet lokale në Luginë mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin ZGJEDHJET LOKALE 2024.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kandidati për eurodeputet me origjinë nga Medvegja merr mbështetje në Itali

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit binjakëzohet me Gjirokastrën

PreshevaPRESS

Mustafa vazhdon traditën e Arifit, financon ekskursionin e maturantëve të Preshevës

PreshevaPRESS