Land Rover Defender bëhet pjesë e skenave aksion në filmin e ri të James Bond

Makina për të gjitha terrenet, tregon shkathtësi të lartë derisa shfrytëzohet për shërbime sekrete.


Filmi i ri me James Bond, duhet të shikohet gjithsesi nga dashamirësit e veturave.

Agjenti i fshehtë, do të jetë prapa timonit të katër Aston Martinëve, mes të cilave një DB5, një V8 Vantage klasik dhe DBS Superlagera. Hiper-makina Valkyrie, do jetë gjithashtu në shërbim të tij.

Por, nuk janë vetëm këto makina britanike që do të marrin pjesë në këtë fil, pasi atyre iu bashkohet edhe Land Rover Defender i ri.

Kjo nuk është ndonjë befasi e madhe, pasi që më parë ishte parë ky model, derisa bëheshin xhirime për këtë film.

Derisa, në filmin Spectre të vitit 2015, ishte pjesë një Defender SVX, i modifikuar në masë të madhe.

Në skenat që janë shpërndarë, shihet se si Defender është bërë pjesë e skenave aksion në filmin e ri të James Bond, teksa kalon nëpër disa zona malore. /Telegrafi

https://youtu.be/eelYBoBxf-I

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS