Nicholas Abbott do te jetë ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe.
“Nicholas Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Saj në Republikën e Kosovës. Ai do ta pasojë Ruariri O’Conell i cili do të transferohet në një tjetër shërbim diplomatik”, thuhet në njoftim.
Abbott do ta marrë detyrën e tij gjatë muajit shtator të vitit 2019.
Njëjtë sikurse O’Conell edhe Abbott flet gjuhën shqipe, dhe kjo është hera e parë që emërohet në pozitën e ambasadorit.
Abbott ka shërbyer nëpër shtete të ndryshme, është i martuar dhe ka dy vajza.