Kurti me përfaqësuesit shqiptarë dhe boshnjak në Serbi diskuton planin franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Kuvendin e Serbisë, propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.


Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, kryetari i partisë SDA Sanxhak, Sulejman Ugljanin, dhe dy deputetët tjerë boshnjakë: Enis Imamoviq dhe Sellma Kuçeviq, u pritën këtë të shtunë nga Kurti në Prishtinë.

I pranishëm në takim ishte dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Ardita Sinani.

Në një njoftim për media, Zyra e Kryeministrit ka thënë se “komunitetet e ndryshme pa dallim duhet të trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian” dhe se të drejtat e komuniteteve joshumicë në Kosovë dhe Serbi, pasqyrojnë “demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri”.

Katër zyrtarët kanë thënë se janë të pakënaqur me statusin e shqiptarëve dhe boshnjakëve në përgjithësi në Serbi, por kanë theksuar situatën në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë.

“Ata kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës”, është thënë në komunikatë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS