Kryetari i KKSH-së, kërkon nga Qeveria e Kosovës të i financojë tekstet shkollore për filloristët e Luginës

Përmes një njoftimi në facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqitar në Serbi, Nevzad Lutfiu, ka treguar se ka kërkuar ndihmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.


Lutfiu ka shkruar se në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, i është drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë për të financuar sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit e shkollave fillore në Luginën e Preshevës.

Kujtojmë se, vitin e kaluar Qeveria e Kosovës përmes Fondit për Luginën e Preshevës ka financuar tekstet shkollore për filloristët në Luginë.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Lutfiut të publikuar në facebook:

I kemi bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës që të bëj financimin e teksteve për nxënësit e shkollave fillore të Luginës së Preshevës.

Shpresojmë që së më parë të pranohet kërkesa jonë në mënyrë që shpërndarja e teksteve të fillojë para 1 shtatorit, që nxënësit tanë t’i kenë librat nga dita e parë e vitit të ri shkollor.

Ndërkohë, jemi duke e planifikuar një seminar me ekspertë të arsimit nga Shqipëria me mësimdhënësit nga Lugina e Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kamberin tash e tutje me më shumë minuta në Parlament të Serbisë, krijohet grupi i ri parlamentar

PreshevaPRESS

Vizita surprizë e Lulzim Bashës në Luginë, takon Sinanin dhe Mustafën në Preshevë

PreshevaPRESS

Bashkia Tiranës do të mbulojë harxhimet e akomodimit në konvikte për 10 studentë nga Lugina

PreshevaPRESS