From left, Serbia's President Aleksandar Vucic, European Union foreign policy chief Josep Borrell, EU Special Representative Miroslav Lajcak and Kosovo's Prime Minister Albin Kurti meet together in Brussels, Thursday, Sept. 14, 2023. The leaders of Serbia and Kosovo are holding a fresh round of meetings on Thursday aimed at improving their strained relations as calls mount for a change in the Western diplomatic approach toward them amid concern that their tensions could spiral out of control. (AP Photo/Virginia Mayo)

Kosova e Serbia pa përparim në dialog nuk do të pranojnë para nga BE-ja

Nëse nuk arrijnë progres në negociatat me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia nuk do të mund të llogarisin në fondet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilin Komisioni Evropian e miratoi sot.


Kështu kanë thënë burime të agjencisë serbe të lajmeve “Beta”.

Me rastin e prezantimit të Paketës së Zgjerimit për vitin 2023, burime nga Komisioni Evropian (KE) thanë sot se Kosova dhe Serbia duhet të përfitojnë nga mundësia që u jepet duke “realizuar” atë që pritet prej tyre.

“Beogradi duhet të kontribuojë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës, që përfshin pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe, por edhe për zbatimin e marrëveshjes nga Ohri, pra njohjen de fakto të pavarësisë së Kosovës”, thonë burimet e “Beta”-s, transmeton Klankosova.tv.

“Së bashku me normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, kushti i dytë kryesor për përparimin e Serbisë në integrimet evropiane, sipas burimit, mbetet përafrimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, që nënkupton bashkimin me sanksionet e vendosura nga Bashkimi ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës”.

“Edhe pse Serbia teknikisht i përmbushi kriteret për hapjen e grupit 3 në negociatat e anëtarësimit me BE-në, për të ndodhur kjo, është e nevojshme të përmbushen dy kushte kryesore – përafrimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe përparimi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën”, thanë më tej këto burime nga KE.

Komisioni Evropian miratoi sot Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me vlerë gjashtë miliardë euro, i cili duhet të kontribuojë në rritjen e ekonomive të rajonit dhe përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së.

Plani përfshin një rritje të asistencës financiare të BE-së për të mbështetur reformat në Ballkanin Perëndimor, për periudhën 2024-2027, përkatësisht dy miliardë euro grante dhe katër miliardë euro kredi, por pagesa kushtëzohet me zbatimin e disa reformave.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS