Konfirmohet nga zyra e BE’së: Lajcak sot nis vizitën në Kosovë

Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak do të nis sot vizitën e tij në Kosovë, ku ende nuk dihet agjenda e takimeve, shkruan Gazeta Metro.


Zyra e BE’së në Kosovë përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se Lajcaku do ta nisë vizitën në Kosovë nga sot deri më 18 qershor.

“Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (PPBE) për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë Kosovën nga 15 deri më 18 qershor 2020, në udhëtimin e tij të parë zyrtar që nga marrja e pozitës së tij të re”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se Lajcak do të takohet me akterë politik në vend, por ende nuk dihet se a do të shihet edhe me Presidentin Hashim Thaçi, pasi ky i fundit disa herë refuzoi të bisedojë me të, përcjell Gazeta Metro.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë PPBE’ja do të shfrytëzojë këtë mundësi për t’u njohur me situatën në terren”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Prishtinë.

Kujtojmë se kjo vizitë e Lajcakut vjen pas heqjes së masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, të cilën kjo e fundit e konsideronte si pengesë për t’u rikthyer në dialog.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS